Krijo nje menu me blloqe (vetem CSS)

Mu kerkua te krijoja nje menu te ngjashme si kjo:



e paraqitur ne faqen: http://www.alde.eu/

Gjeresia e faqes ishte 900px, 5 blloqe. Nisa ta bej llogaritjet nisur nga gjeresia e blloqeve, e me pas hapsira ndermjet tyre. Sic vihet re edhe ne faqe kur mausi kalon mbi bllok, blloku zmadhohet bashke me imazhin.

 

HTML

<div id="applyfor">
	<a class="role_first" href="#"><img class="scaled" src="img/test.jpg" alt="" /></a>
        <a class="role" href="#"><img alt="" /></a>
        <a class="role" href="#"><img alt="" /></a>
        <a class="role" href="#"><img alt="" /></a>
        <a class="role" href="#"><img alt="" /></a></div>

CSS

#applyfor{width: 900px; height: 200px; margin: 0 auto; background-color: #000; -moz-opacity: 1;}
.role_first{width: 146px; height: 146px; border: 2px solid #fff; float:left; margin-left:25px; margin-right:25px; margin-top:25px;}
.role{width: 146px; height: 146px; border: 2px solid #fff; float:left; margin-right:25px; margin-top:25px;}
.role_first:hover{width: 158px; height: 158px; border: 2px solid #fff; float:left; margin-left:19px; margin-right:19px; margin-top:19px;}
.role:hover{width: 158px; height: 158px; border: 2px solid #fff; float:left; margin-left:-6px; margin-right:19px; margin-top:19px;}
 
img.scaled {width: 100%;}

DEMO

http://gjergjikokushta.com/demo/menu-me-blloqe/

 

 

 

 

CSS, Webdev, xHTML

Konfiguro Yahoo!Mail (llogarite falas) me Thunderbird

Pershendetje lexues te blogut tim. Kesaj radhe dua te ndaj me ju nje menyre per te konfiguruar emailin e Yahoo-se per llogarite falas me Thunderbird duke perdorur protokollin IMAP. Me sa kam shfletuar ne internet, per llogarite falas Yahoo-ja nuk ofron mundesi aksesi nepermjet POP, pervec disa domaineve specifik te Yahoo-se dhe llogarive me pages. Ne rastin konkret, per domainin yahoo.com – nuk ofrohet sherbimi POP.

Nisur nga fakti qe vete ndihem shume mire emailin e Yahoo-se doja te kisha mundesine per lexuar nepermjet Thunderbird, keshtu do kisha ne kontroll te tera adresat e mia te emailit ne nje vend.

Pas shume ore duke lexuar ketu e atje, dikush i paska dhene zgjidhje ketij problemi. Edhe mua mu desh pak sa ta kuptoja dhe si i thone provo e kontrollo arrita ta ve ne pune kete zgjidhje. Si e arrita kete.. hapi tjeter qe, pse mos ta bej publike keshtu edhe te tjere qe ndoshta jane ne kushtet e mia te perfitojne  nga ky informacion.

Le te nisim direkt nga puna :)

CFARE JU DUHET

1. Thunderbird – shkarkoni versionin me te fundit.

2. IMAP ID Proxy – shkarkoheni ketu (mjeti do sherbeje per terheqjen e emaileve).

3. Jarfix – shkarkoheni ketu (ky sherben per te bere te ekzekutueshem skedaret .jar; do te t’ju hyje ne pune nese skedaret .jar nuk ekzekutohen kur i dopio-klikon mbi ta).

Shenim: SO: Windows7 64-bit

INSTRUKSIONE

1. Shkarkoni dhe instaloni Thunderbird

2. Shkarkoni dhe ruani ne nje dosje IMAP ID Proxy

Brenda arkivit do te gjeni 4 skedare: ImapIdProxy.jar ImapIdProxy.properties License.txt Readme.txt

3. Hapni Thunderbird dhe le te fillojme konfigurimin e adreses tone te emailit (Yahoo)

4. Klikoni “Create New a Account” dhe futni te dhenat per emailin tuaj. Klikoni “Next”.

5. Prisni sa te konfigurohet dhe te kryhet lidhja me serverin. Pasi te keni te pasqyruar konfigurimin automatik, klikoni ne opsionin IMAP dhe me pas “Manual Setup…” button.

6. Sigurohuni qe keni kete konfigurim te serverit prites (incoming):

Server Type: IMAP Mail Server Port: 9143
Username: adresa-e-plote@yahoo.com
Security: None
Auth: Password transmitted unsecurly

7. Sigurohuni qe keni kete konfigurim per serverin dergues (outgoing):

Server name: smtp.mail.yahoo.com Port: 465
Security: SSL/TSL
Auth: Normal Password
Username: adresa-e-plote@yahoo.com

Deri ketu kemi perfunduar konfigurimin, tani do na duhet te testojme mjetin tone ImapIdProxy. Nese nuk e keni shkarkuar ImapIdProxy – bejeni tani!

8. Pasi te shkarkuar ImapIdProxy – vendosni permbajtjen e arkivit ne nje dosje. Lokalizoni dosjen dhe provoni te ekzekutoni skedarin ImapIdProxy.jar sikur te ishte nje aplikacion. Praktikisht nuk do te shini te ndodhe gje por nese hapni Windows Task Manager tek Proceset do shihni javaw.exe te listuar.

Nese merrni ndonje mesazh gabimi gjate ekzekutimit te skedarit .jar ose nuk ekzekutohet Jarfix ju hyn ne pune. Ekzekutoni Jarfix. Ky do te mundesoje ekzekutimin e cdo skedari .jar nga Windows si te ishte nje aplikacion.

9. Rikthehuni te Thunderbird dhe duke klikuar tek “Get Mail” tek Inbox-i juaj duhet te fillojne te shfaqen gjithe dosjent qe keni ne emailin tuaj dhe gradualisht do te filloje shkarkimi i gjithe emaileve. Gjate kesaj procedure do ju kerkohet password-i.

Nese gjithcka ka shkuar mire, pra ju do te shikoni sesi mbushet inbox-i juaj – atehere ImapIdProxy funksionon.

10. Hapi i fundit – qe te mund te lexoni emailin tuaj duhet qe ImapIdProxy te jete ekzekutuar paraprakisht – per kete duhet te shtoni ne Startup nje shortcut te ImaIdProxy.jar

Nese edhe ju ia dilni me sukses ju lutem me shkruani.

Email, Freelance

XAMPP / Windows – nuk startoj dot Apache

Po shkruaj kete artikull te shkurter per te gjithe qe perdorin XAMPP per testimin e faqeve te tyre dinamike. Ajo ckame ndodhte mua ishte MySQL startonte e ndersa Apache jo. Bera nje kerkim te shkurter dhe gjeta se shkaktar eshte Skype. Nese keni Skype te hapur – e mbyllni ate perfundimisht. Provoni te startoni Apache.. me sukses! Ajo cka ndosh eshte se Skype perdor porten 80, te cilen perdor dhe Apache por e gjen ate te zene nga Skype.

Permbledhje: Nese Apache nuk starton ne XAMPP – nje nga hapat qe mund te beni eshte mbyllni perfundimisht cdo sesion Skype dhe provoni te startoni Apache.

Shpresoj t’ju kem ardhur ne ndihme.

E pakategorizuar

Të punosh i lirë në profesion – Freelancing

Për të gjithë ata që nuk mundën të ishin present në WebDay 2010, po publikoj prezantimin tim me temë: Të punosh i lirë në profesion – Freelancing.

Marr pjesë për herë të dytë dhe dua të them se kësaj radhe kishte një organizim më i mirë dhe një pjesëmarrje më e madhe – dhe kjo falë punës së Jonit e Viganit.

Personalisht ndoqa me shumë interes të gjitha prezantimet ku u diskutua mbi tema të ndryshme si “Siguria në përgjithësi” nga Ervis Tusha, “Krijimi i një theme për WordPress” nga Baki Goxhaj, “Monetizimi i faqeve të internetit” nga Vigan Vllahinja, “Arti i optimizit të faqeve web për një falë kyce të caktuar” nga Albin Malelli dhe “Programi në PHP” nga Flamur Mavraj.

Pata shancin të takoja Piro Dhima “Syrgjynin” si dhe Aldion Gorani. Ishte kënaqësi të bisedoje me ta. Munda të shkëmbej goxha nga përvojat mia me Andri Xhetoni – i cili qe goxha mbështetës gjatë prezantimit.

Mendoj që takime të tilla do të rrisin më shumë mundësitë për bashkëpunim.

Freelance

ColorHat – Mat dhe menaxho kohën tënde

colorhat.com

Ndodh që të na ofrohen punë me kohë të pjesëshme apo detyra të vogla për të cilat duhet të vendosim një çmim. Në të tilla raste parapëlqej pagesat me orë pune. Jo gjithmonë jam në gjendje të mas kohën që vërtet punoj. Nuk është fare e vështirë të them një kohë të përafërt. Por ajo që unë vërtët dua të di është realisht sa kohë më kushtoi një detyrë e caktuar, kohë për të cilën do të paguhem nga klienti sipas marrëveshjes tonë.

Një aspekt tjetër i matjes së kohës është të njoh më shumë veten dhe aftësitë e mia. Realisht sa kohë më kushton kryerja e një detyre – herës tjetër kur të më kërkohët një gjë e tillë unë do jem në gjendje të vlerësoj saktë kohën që më nevojitet. Këtu mos harroni që sa herë bëni një vlerësim të kohës që ju duhet të përfundoni një punë, kohës tuaj i llogaritni një 10% plus – kështu i paraprini çdo të papriture.

Duke iu rikthyer nevojës për të matur kohën time të punës në çdo detyrë që kryej, ColorHat më ofron gjithçka që më duhet për të marur dhe menaxhuar kohën time. ColorHat të jep mundësinë të regjistrosh klientët, projektet dhe shërbimet që ofron. Për do detyrë që kryen, mund të nisësh dhe ndalosh kohëmatësin kurdo që dëshiron. Falë raporteve të ndryshme merr informacion mbi kohën e shpenzuar për secilin klient, projekt dhe me cilin shërbim, pra sa kohë orë punë i kam kushtuar çdo detyre (shërbimi) dhe sa kohë në total kam punuar për një projekt të caktuar dhe për një klient të caktuar. Të gjitha këto ofrohen falas, mjafton të regjistrosh një llogari.

Nëse njihni programe të ngjashme ju lutem i prezantoni këtu.

Aplikacione online, Biznes, Freelance

Përqëndrohu tek detyrat e tua me Teuxdeux

teuxdeux.com - lista e gjerave per te bere

Si dizenjues faqesh interneti kaloj shumë kohë para kompjuterit. Këtu përfshihet koha e punës apo projektit, informimi mbi të rejat apo dhe tani që po shkruaj këtë artikull në faqen time të blogut. Orët e zgjatura më bëjnë të humbas pak përqëndrimin dhe lind natyrshëm kërkesa për të patur një mjet i cili me ndihmon të ndjek detyrat që i kam caktuar vetes.

Kam mbi një muaj që po përdor shërbimin Teuxdeux.com, shqiptohet ['to do'] – pra gjëra për t’u bërë. Në ndryshim nga shërbime të ngjashme si tadalist.com apo rememberthemilk.com – Teuxdeux ofron shërbimin e listës së gjërave për të bërë në një formë shumë praktike që pëerngjason me një kalendar tavoline.

Ju mund të shënoni çdo detyrë në ditën përkatese fare thjesht. Çdo detyrë e pakryer ditën e caktuar mbartet në ditën pasardhëse ose ju mund ta lëvizni në një datë tjetër.

Çdo detyrë që ju shtoni vendoset në fund të listës. Teuxdeux ju mundëson që ti lëvizni detyrat sipas radhës që dëshironi. Nëse përshkrimi i detyrës është më i gjatë se hapsira ku shkruani, teksti do të ndërprit në gjerësinë e kolonës e pasuar nga 3 pika. Vendosja e mausit mbi 3 pikat shfaq përshkrimin e plotë. Duke klikuar mbi një detyrë ajo quhet e kryer dhe paraqitet me një vijë tej për tëj gjitheë tëkstit. Shenja X në fund të gjerësisë së kolonës shërben që të fshijmë një detyrë.

Gjithashtu Teuxdeux ofron edhe një sektion të veçantë ku mund të shënoni detyra për të bërë të cilat nuk kanë një kohë të përcaktuar, por që ju e mendoni se kur të keni mundësinë mund ta kryeni atë.

Teuxdeux është një shërbim falas. Provoheni dhe jepni komentet tuaja.

Aplikacione online, Biznes, Freelance

Prezantim i shkurtër për shërbimet ‘Cloud’

Shenim: Ky eshte prezantim i paraqitur ne Web Day 2009.

Në vazhdim do trajtoj nga pak të gjitha shërbimet cloud që përdor vetë në punën time si profesionist i lirë (freelancer).  Prezantimi online mundesohet nga SlideBoom.com

Aplikacione online, Biznes, Freelance

A do ia jepnit Klientit skedarët/projektit e punës?

Po lexoja në një forum ku Dizenjuesi pasi kishte mbaruar Dizajnin e kishte përmbledhur në një CD dhe ia kishte dhënë atë Klientit. Pas një farë kohe Klienti i kërkon skedarët e punës / projektit (psh.: skedarët .PSD .FLA etj.) por Dizenjuesi refuzon. Historia vazhdon me emaile kercenuese e deri ne gjyq..

Personalisht jam i mendimit që Dizenjuesi ka si detyrë të krijojë produkt – dizajnin – për klientin dhe këtu mbyllet gjithcka.

Jam kurioz të di ju çfarë mendoni, do ia jepnit Klientit skedarët e punës?

Freelance

Facebook i avashtë me Firefox/Vista

Nuk jam ndonjë përdorues madh i Facebook (FB) por herë pas here e vizitoj këtë faqe për të marre vesh dicka më shumë nga shokët e miqtë e mi. Kisha kaq kohë që vëreja një ngadalësim të Facebook kur përdorja Firefox. Sot pasi disa kërkimesh hasa në një artikull nga i cili mësova, veprova dhe mund tua konfirmoj që gjithçka do të kthehet në kushtet si më parë. I gjithë shkaktari i këtij ngadalsimi, veçanerisht te FB me Firefox është shtesa per Firefox e Skype-it.

Zgjidhje: C’installoheni shtesën Firefox për Skype  dhe do të shihni se si fluturon Firefox.

Më në fund :)

E pakategorizuar

Vini re – instaloni versionin më të fundit të WordPress (2.8.4)

Nëse zotëroni një blog WordPress të vetëadministruar udhëzoheni të instaloni versionin më të fundit.  Përdoruesit që blogun e tyre e kanë tek wordpress.com nuk preken. Kohët e fundit janë vënë re sulme të shumta tek faqet blog wordpress me versione të vjetra.

Janë zbuluar disa vrima sigurie nëpërmjet të cilave arrihej të krijohej një llogari administratori i fshehtë e cila mundësonte kontrol deri në nivel databaze.

Njoftimi vjen nga Lorelle nga WordPress e cila thotë:

Ka 2 shenja apo të dhëna që siti juaj është sulmuar: Ka një shtesë të cuditshme tek permalinks, si: example.com/category/post-title/%&(%7B$%7Beval(base64_decode($_SERVER%5BHTTP_REFERER%5D))%7D%7D|.+)&%/. Fjalët kyce janë “eval” dhe “base64_decode.”

Jo më larg se data 2 shtator siti i mirënjohur SmashingMagazine.com u sulmua dhe për të ruajtur sitin dhe informacion e fikën serverin aktual dhe vunë në punë një server rezervë deri në rregullimin dhe venien përsëri në linjë serverin e tyre.

Edhe njëherë për të gjithë zotëruesit e blogeve që akoma punojnë me versione të vjetra të WordPress të nxitojnë të instalojnë versionin më të fundit.

Wordpress