Të punosh i lirë në profesion – Freelancing
Për të gjithë ata që nuk mundën të ishin present në WebDay 2010, po publikoj prezantimin tim me temë: Të punosh i lirë në profesion – Freelancing.
Marr pjesë për herë të dytë dhe dua të them se kësaj radhe kishte një organizim më i mirë dhe një pjesëmarrje më e madhe – dhe kjo falë punës së Jonit e Viganit.
Personalisht ndoqa me shumë interes të gjitha prezantimet ku u diskutua mbi tema të ndryshme si “Siguria në përgjithësi” nga Ervis Tusha, “Krijimi i një theme për WordPress” nga Baki Goxhaj, “Monetizimi i faqeve të internetit” nga Vigan Vllahinja, “Arti i optimizit të faqeve web për një falë kyce të caktuar” nga Albin Malelli dhe “Programi në PHP” nga Flamur Mavraj.
Pata shancin të takoja Piro Dhima “Syrgjynin” si dhe Aldion Gorani. Ishte kënaqësi të bisedoje me ta. Munda të shkëmbej goxha nga përvojat mia me Andri Xhetoni – i cili qe goxha mbështetës gjatë prezantimit.
Mendoj që takime të tilla do të rrisin më shumë mundësitë për bashkëpunim.
If you enjoyed this post, please consider to leave a comment or subscribe to the feed and get future articles delivered to your feed reader.
















Pershendetje Gjergji,
prezantimi yt ishte me i miri i webday dhe ishte tema qe me interesonte me shume per vet faktin qe piksynimi im pasi te mbaroj shkollen ka qene te punoj si freelancer.
Gjithashtu i lash vend ketij prezantimi edhe tek blogu im.
Faleminderit
Gjergji, kënaqësia ishte imja.
M’u bë qejfi që të njoha sadopak. Prezantimi yt ishte një nga më të arrirët dhe më seriozët e WebDay 2010, si nga përmbajtja ashtu edhe nga paraqitja dhe shtjellimi, dhe është njëri nga dy prezantimet që pëlqeva më shumë. Shpresoj të kemi kontakte të mëtejshme.
Falemnderit!
Piro
Pershendetje, nuk e dija qe nje koference e tille ekzistonte! a mund te me jepje pak me shume info, kur realizohet dhe ku?
Për më shumë informacion mund të vizitosh faqen: http://web-day.org/
Mire qe publikove edhe ne ueb site kete prezantim, me pelqeu menyra se si e sqarove se cka eshte te punosh i lirë në profesion (freelancing), sigurosht se në webday ke shtuar shumë më shumë dhe ke sqaruar pikat më në detaje..